
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka reaguar pas ndalimit të ish-policit kosovar, Arbnor Spahiu që iu bë në Serbi, shkruan Insajderi.
Ai ka thënë se “prej momentit të arrestimit të shtetasit tonë, Arbnor Fatmir Spahiu, nga autoritetet serbe në pikën kufitare Hungari-Serbi, institucionet tona janë angazhuar maksimalisht që ai të lirohet sa më parë”.
Kurti është shprehur se sjellja jonormale e Serbisë ndaj qytetarëve të Republikës së Kosovës, nuk duhet dhe nuk do të pranojmë të normalizohet, teksa ka shpërndarë njoftimin e MPJD-së.
Spahiu u arrestua në pikën kufitare ndërmjet Hungarisë dhe Serbisë, teksa po udhëtonte me autobus së bashku me familjen nga Austria.
Më 9 qershor, ai iu nënshtrua masës së paraburgimit prej 30 ditësh nga Gjykata e Qarkut në Suboticë.