Kurti: Pas arrestimit të kriminelit Llune serbët i kapi paniku, nuk bëjmë pazare – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Kurti: Pas arrestimit të kriminelit Llune serbët i kapi paniku, nuk bëjmë pazare

    Insajderi
    15 June 2023 - 09:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Përmes një konference për medie, kryeministri i Kosovës Albin Kurti është deklaruar në lidhje me rrëmbimin e tre zyrtarëve policor.

    I pyetur nëse do të pranoj shkëmbimin e policëve me kriminelin Llune, Kurti tha se kjo nuk është e mundur në një vend ku sundon ligji.

    Ai mes tjerash tha se Llune ka një dosje me shkelje ligjore dhe krime të realizuara.

    “Tre policët e rrèmbyer nga njësia speciale e Serbisë “Kobra” dhe antiterror kane qenë në rrugën kur dikur ishte ilegale, pikërisht zyrtarët që merren me parandalimin e kontrabandës përball kishin njesitë e specializuara të xhandarmërisë serbe. Ne kemi kriminelin serb Llune që ka dosje te trashe te shkeljeve ligjore dhe krimeve të kryera. Ne Kosovë ka sundim ligji republike demokratike, vertet qe arrestimi i tij i ka friksuar kriminelet, skane besuar qe ndodh, kane panik të madh te shnderruar ne hakmarrje. Ne nuk bëjmë pazare, nuk e di që ka kërkurar ndonjë shkëmbim. Mund ta kërkonte Beogradi, nuk keni nevoje të paraqitni një kërkesë të Beogradit karshi Republikës së Kosovës. Ne jemi vend demokratik e i lirë, kur flisni ju kisha sugjeruar mos flisni në emër te Beogradit duke imagjinuar kërkesat e tyre”


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark