×
  • Lajme
  • Insajderi

    Kurti pas takimit me Jasharajn: Nxënësit e mësimdhënësit të kthehen në shkollë

    Insajderi
    13 September 2022 - 11:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri Albin Kurti ka kërkuar që nxënësit dhe mësimdhënësit të kthehen në shkolla.

    “Në takim me thanë kryeministër lëviz. Unë kam lëvizur së paku 10 herë. Ndaj nxënësit e mësimdhënësit të kthehen në shkollë”, ka thënë kryeministri Albin Kurti, duke theksuar se “nuk i bëhen bojkot e greva shtetit”, shkruan Gazeta Insajderi.

    Para kësaj, kryeministri ka kallëzuar se janë mbajtur mbi 20 takime, pa të, dhe menjëherë ka nisur të flasë për ato çfarë ka bërë qeveria.

    Ka treguar se buxheti për arsimin është rritur për 12%, se ka shtuar bursat dhe numrin e asistentëve për fëmijët me nevoja të veçanta, por nuk e ka thënë asnjë fjalë për atë se çfarë biseduan me Bashkimin e Sindikatave të Kosovës.

    Apo edhe deri ku shkoi dialogimi mes tyre, shkruan Gazeta Insajderi.

    Ndryshe, ka përfunduar pa asnjë përafrim takimi ndërmjet Bashkimit të Sindikatave të Kosovës me Qeverinë, që nisi sot në orët e hershme të mëngjesit.  

    Kryesindikalisti Rrahman Jasharaj menjëherë pas takimin me kryeministrin Albin Kurti ka njoftuar se s’ka asnjë ndryshim nga pozicionet e grevistëve dhe qeverisë.

    “Sapo dolëm nga një takim shumë kohë i pritur mes këshillit grevist dhe kryeministrit Kurti e ministrave Murati e Nagavci. Takimi ishte i gjatë, ne si këshill grevist ia rikujtuam kërkesat tona legjitime që i di opinioni, ata na treguan për angazhimet që kanë bërë. Takimi ishte përmbajtjesor ,por asgjë nuk kemi ndryshe. Qeveria qëndron në pakon e prezantuar”, tha Jasharaj, transmeton Gazeta Insajderi./Gazeta Insajderi/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark