Kurti pas takimit me Osmanin deklarohet për media-Do të bëjmë çmos që ta realizojmë këtë gjë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti pas takimit me Osmanin deklarohet për media-Do të bëjmë çmos që ta realizojmë këtë gjë

    Insajderi
    02 July 2025 - 12:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti pas takimit me presidenten, Vjosa Osmani, është deklaruar për media.

    Ai tha se diskutuan “gjerë e gjatë” për situatën dhe aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese dhe do të bëjë “çmos” për konstituimin e Kuvendit,

    “Afatet po rrjedhin. Në javën e fundit të korrikut duhet që ta kemi konstituimin e legjislaturës. Do të bëjmë çmos që në frymën e bashkëpunimit, me idenë e konsensusit apo kompromisit, ta realizojmë këtë gjë, në mënyrë që më pastaj të kalojmë te formimi i qeverisë së re”

    “I përmendëm të gjitha elementet përbërëse dhe tash zonja presidente do të ketë takime edhe me përfaqësuesit e partive të tjera politike, e mbase në fund do të mund të shohim se a kemi bërë përparim, sa kemi bërë përparim dhe sa është i mjaftueshëm një përparim i tillë. Unë besoj që duhet t’ua japim shansin edhe takimeve të tjera dhe në fund të shohim se cili është progresi për të cilin jemi të interesuar që të gjithë”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark