Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se Asociacion një etnik nuk e duron kushtetutshmëria e Republikës se Kosovës.
Derisa foli për takimin që të mërkurën mbrëma e ka zhvilluar me të dërguarin e Bashkimit Evropian për dialogun me Serbinë, Miroslav Lajçak, Kurti ka thënë se nuk do të tolerojnë që në këtë proces, Asociacioni i komunave më shumicë serbe të vihet si parakusht.
Kurti shtoi se kjo është qartë për çdo diplomat e politikan ndërkombëtar, shkruan Insajderi.
“Tash po insistohet ne një Asociacioni një etik por këtë nuk e duron kushtetutshmëria e Republikës se Kosovës. Ne mund të diskutojmë në forume të ndryshime në takime të njëpasnjëshme mirëpo kushtetutshmëria e Republikës se Kosovës dhe pavarësia e Kosovës nuk duron asociacion një etik kjo është teje e qartë edhe për ata që nuk janë jurista, për çdo qytetare për çdo diplomat e politikanë ndërkombëtar. Unë jam për të gjitha të drejtat e pakicave dhe gjithë serbët në Kosovë do të jenë të mbrojtur”, tha Kurti.