Kurti: pavarësia e Kosovës, e arritur historike, por jo e ëndërruara - Insajderi
×
  • Lajme
  • Aktuale

    Kurti: pavarësia e Kosovës, e arritur historike, por jo e ëndërruara

    Insajderi
    17 February 2022 - 20:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri Albin Kurti, në emisionin “Prime” në RTK, tha se pavarësia e Kosovës është një e arritur e madhe historike, mirëpo në të njëjtën kohë nuk është ende ëndrra e realizuar e popullsisë së Kosovës. Kurse sa i përket Asociacionit të komunave me shumicë serbe tha se duhet të respektohet aktgjykimi  i Gjykatës Kushtetuese. 

    “Besoj se pavarësia e Kosovës është një e arritur e madhe historike, mirëpo në të njëjtën kohë nuk është ende ëndrra e realizuar e popullsisë së Kosovës”, tha kryeministri për RTK.

    Kryeministri Kurti tha se Republika e Kosovës ka shënuar një zhvillim dhe një të arritur të lartë edhe fal gjakut të derdhur dhe djerësve për lirinë e saj.

    Në këtë intervistë i pari qeverisë foli edhe për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, Ligjin mbi pagat dhe një sërë temash të tjera si edhe për bashkëpunimin me opozitën.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark