×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti për barrikadat: Nuk bisedojmë me kriminelët, do t’i arrestojmë ata

    Insajderi
    28 December 2022 - 10:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës për situatën në veri dhe vendosjen e barrikadave.

    Kurti ka thënë se kriminelët e veriut po sfidojnë organet e zbatimit të ligjit.

    Ai ka thënë se Qeveria i ka dhënë kohë KFOR-it, mirëpo që kjo kohë po ecën shpejtë.

    I pari i Qeverisë shtoi se nuk do të ketë biseda me kriminelët për barrikadat.

    “Kriminelët po sfidojnë organet e zbatimit të ligjit. Këta kriminelë të sanksionuar nga SHBA e Britania po mbështeten nga Qeveria dhe presidenti i Serbisë. Kosova dhe institucionet e saja nuk do të bisedojnë me kriminelët, por do t’i arrestojnë ata. Vendosja e barrikadave është veprim i papranueshëm dhe nuk do të tolerohet. Ne i kemi dhënë kohën dhe hapësirën e nevojshme KFOR-it për të vepruar. Por kjo kohë po shkon me shpejtësi . S’mund të qëndrojë edhe parimi i lëvizjes së lirë, edhe barrikadat në rrugë”, tha kryeministri.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark