Kurti për Blick: S’është koha e duhur që Zvicra të tërheq trupat nga Kosova, Serbia ka 48 baza ushtarake në kufi - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti për Blick: S’është koha e duhur që Zvicra të tërheq trupat nga Kosova, Serbia ka 48 baza ushtarake në kufi

    Insajderi
    18 January 2023 - 10:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, vazhdon të paraqesë situatën ndërmjet Kosovës dhe Serbisë me potencial të një përshkallëzimi ushtarak. Në një intervistë për median zvicerane Blick ai tha se mezi pret që Zvicra të vazhdojë mandatin e forcave zvicerane në kuadër të KFOR’it, raporton Insajderi.

    Pyetur nga gazeta “Blick” se çfarë do të thotë për Kosovën kërkesa e partisë më të madhe zvicerane SVP që Zvicra të tërheq trupat e saj nga KFOR’i, Kurti i tha se “nuk është koha e duhur për këtë”.

    “Nuk do të donim të shihnim tërheqjen e ushtarëve të saj nga Kosova”, tha Albin Kurti.

    “Jemi mirënjohës ndaj Zvicrës për kontributin që Swisscoy bën në Kosovë. Nuk do të donim të shihnim tërheqjen e ushtarëve të saj nga Kosova. Nuk ëstë koha e duhur tash për këtë. Serbia ka ngritur 48 baza ushtarake në kufi me ne, që është kërcënim për ne. Mercenarit nga grupi Wagner dhe Ujqërit famëkeq të Natës janë parë afër tyre. Na nevojitet mbështetja zvicerane dhe mezi pres që Zvicra të zgjasë mandatin e forcave deri më 2026 së shpejti”, ka thënë Kurti.

    Kurti tha se ka sinjalizuar interesimin e tij që të ketë prani të shtuar të forcës paqeruajtëse të NATO’s në Kosovë, po shprehet se “sigurisht se kjo i takon NATO’s të vendosë”, përcjell Insajderi.

    “Mendoj se fakti që kemi një fqinj më të madh që nuk na njeh dhe që vazhdimisht bashkëpunon me Kremlinin duhet ta inkurajojë NATO’n që të rris prezencën. Kjo ul gjasat për konflikte në të ardhmen”, tha Albin Kurti.

    Kur tia tha se “kurrë nuk ka frikë” por se është “vigjilent”.

    “Putin është i fiksuar me vendin tonë”, tha ai./Insajderi/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark