Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka shkruar sot rreth vendimit të ri të Qeverisë për çështjen e targave.
Ai ka thënë se me këtë kanë dëshmuar vendosmëri për zbatimin e vendimeve si dhe për ruajtjen e paqes dhe sigurisë, shkruan Insajderi.
Kurti përmes një postimi në Twitter nga thënë se ky vendim garanton sundimin e ligjit nga njëra anë dhe paqen e sigurinë nga ana tjetër.
“Zbatimi i vendimi garanton sundimin e ligjit nga njëra anë dhe paqen dhe sigurinë nga ana tjetër”, ka shkruar ndër të tjera Kurti në Twitter.