
Kryeministri i vendit, Albin Kurti pas mbledhjes së qeverisë i është drejtuar mediave përmes një konference për media.
Kurti u shpreh se faji që nuk ka vazhdim të dialogut është i Beogradit dhe jo i Prishtinës.
“Ne duam dialog për marrëveshje jo dialog për dialog, sepse dialogu po bëhet për raportet mes dyja vendeve”, u shpreh kryeministri përcjell Insajderi.
Zhagitjen e dialogut e lidh me luftën që ka nisur mes Rusisë e Ukrainës. Thotë se Serbia po vepron kësisoj që të mos i vendos sanksione Rusisë.
“Nuk duan ti vënë sanksione Rusisë, që nga 24 shkurt i këtij viti ata janë duke u përpjekur në çdo mënyrë të zhagisin gjithçka…”, tha ai.
Çfarëdo preteksti që përdorin (Serbia), nuk janë të vërteta, tha Kurti derisa foli për dialogun me Serbinë.