Kurti për El Pais: Dorëheqjet dhe barrikadat, fshehje e refuzimit të planit franko-gjerman nga Serbia - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Kurti për El Pais: Dorëheqjet dhe barrikadat, fshehje e refuzimit të planit franko-gjerman nga Serbia

    Insajderi
    12 January 2023 - 16:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Tërë situatën e tensionuar në pjesën veriore të vendit, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, duke folur për gazetën spanjolle “El Pais” e shpjegoi si “paketim” i refuzimit që Serbia, sipas tij, i bëri planit franko-gjerman për normalizim të marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë, raporton Insajderi.

    Prej tërheqjes së serbëve nga institucionet e deri te barrikadimi i rrugëve në pjesën veriore, Kurti e shpjegoi në funksion të mbulimit të këtij refuzimi nga pala serbe.

    “Këshilli Kombëtar i Sigurisë së Beogradit, përfshirë Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, refuzoi më 27 tetor planin evropian për marrëveshje për normalizim mes Kosovës dhe Serbisë”, i tha ai gazetës spanjolle.

    “Propozimi u mbështet nga Franca dhe Gjermani, dhe Shtetet e Bashkuara, dhe për ta paketuar këtë refuzim ata filluan të dorëhiqen nga institucionet. Mëpastaj erdhën barrikadat. Origjina e këtyre tensioneve është se Serbia refuzoi propozimin e BE-së”, vazhdoi ai.

    Kurti tha se Serbia ka qasje “brutalisht oportuniste” ndaj luftës në Ukrainë si dhe po pret të shohë në do të ketë ndryshim të administratës së ShBA’së në vitin 2024.

    Ai gjithashtu tha se Serbia dëshiron të kthehet para vitit 1999, “por koha nuk kthehet mbrapsht”./Insajderi/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark