Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një interviste për median spanjolle ‘El PAIS” ka komentuar përsëri rasti në Shtërpcë, ku mbeten të plagosur dy qytetarë.
Ai tha për El Pais, se politikanët e Listës Serbe po përpiqen ta politizojnë incidentin dhe ta kthejnë atë në një çështje që Beogradi të ketë pushtet, transmeton Insajderi.
Sipas Kurtit, kjo që po bëhet është një manipulim i çështjes.
“Disa politikanë nga Lista Serbe [partia e shumicës në mesin e pakicës serbe të Kosovës] po përpiqen ta politizojnë incidentin dhe ta kthejnë atë në një çështje që Beogradi të ketë më shumë pushtet. Ky është një manipulim i çështjes”, thotë Kurti për El Pais, transmeton Insajderi.