Kurti për masat e BE-së ndaj Kosovës: Me raste kemi qenë kritik ndaj BE-së, por asnjëherë cinik e as të hidhëruar – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Kurti për masat e BE-së ndaj Kosovës: Me raste kemi qenë kritik ndaj BE-së, por asnjëherë cinik e as të hidhëruar

    Insajderi
    29 June 2023 - 10:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në mbledhjen e Qeverisë ka folur për masat e propozuara nga Bashkimi Evropian ndaj Kosovës.

    Ai është shprehur se BE-ja, tek Kosova e gjen partnetin dhe aleatin e saj më të sinqertë.

    Kurti tha se me raste mund të kenë qenë kritik ndaj Bashkimit Evropian, po siç u shpreh ai, asnjëherë as cinik, as të hidhëruar.

    “Komisioni Evropian  dje ka prezantuar para Parlamentit Evropian një listë të masave kundër Kosovës. Bashkimi Evropian te Kosova e gjen partnerin dhe aleatin e saj më të sinqertë dhe të qëndrueshëm në rajon të vlerave evropiane, parimeve demokratike dhe interesave afatgjate”.

    “Kosova të tillë e ka Qeverinë, të tillë e ka popullin, së pari popullin e pastaj Qeverinë. Me raste kemi qenë kritik ndaj Bashkimit Evropian, po asnjëherë as cinik, as të hidhëruar. Nuk jemi as sot”, u shpreh ai.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark