Qeveria e Kosovës, ka mbajtur seancë solemne për nder të shpalljes së pavarësisë së shtetit të Kosovës.
Para kabinetit qeveritar, kryeministri Albin Kurti, tha se meritat për këtë 15-vjetor u takon qytetarëve. Ai tha se Kosova është shembull demokratik në Ballkan.
“Simbolikisht kemi zgjedhur ta hapim këtë ditë më mbledhje sepse kemi dashur të shprehim mesazhin se puna dhe festa do të shkojnë gjithmonë bashkë. Në këtë festë duhet të ja përkujtojmë njëri-tjetrin që kur të vijë 20 vjetori. Kosova është një shembull demokratikë në një rajon problematikë si Ballkani, kjo falë jush. Kosova jonë modelin e japin qytetarët. Pavarësia jonë është rezoluta i historisë shekullore, kemi histori të gjatë bashkëjetese”.