×
  • Lajme
  • Lajme

    Rasti Dehari, Kurti e sulmon kryeprokurorin e Speciales: S’mund ta bëjmë prokurorinë e gjyqësinë

    Insajderi
    02 December 2024 - 18:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri Albin Kurti iu përgjigj kritikave të opozitës për mos zbardhjen e rastit të aktivistit Astrit Dehari, i cili vdiq në burg më 5 nëntor 2016, duke u ankuar për sistemin e drejtësisë.

    Sipas tij, kjo është fusha ku “kemi ngecur” si vend.

    Ai tha se Prokuroria s’është reformuar, ndërsa e akuzoi kryeprokurorin e Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj.

    “Qeveria e Republikës së Kosovës nuk mund ta bëjë edhe prokurorinë, edhe gjyqësinë. Prokuroria duhet ta zbardhë rastin e shokut tonë të mbytur në burgun e Prizrenit më 5 nëntor 2016, Astrit Dehari. Por Prokuroria nuk është reformuar”, tha Kurti.

    Ne vitin e ardhshëm i bëjmë 4 vjet në qeverisje, por KPK-ja është e njëjta. Aty në krye edhe më tutje me ndikim e me funksion është Bekim Isufaj”, tha ai.

    Paraprakisht, për këtë rast foli edhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e cila e akuzoi opozitën se “e vrau në burg” aktivistin.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark