×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti për rrymën në veri: Vrima prej të cilës rridhte pa ndërprerë paraja e buxhetit tonë, po mbyllet njëherë e përgjithmonë

    Insajderi
    14 July 2024 - 12:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri Albin Kurti, ka thënë se vrima nga e cila rridhte buxheti i qeverisjes, tani po mbyllet përgjithmonë, duke iu referuar faturimit të energjisë elektrike në katër komunat veriore.

    Ai këto deklarata i bëri në mbledhjen e këshillit të përgjithshëm të VV’së.

    “Në këtë gjashtëmujor të parë filloi edhe regjistrimi i energjisë elektrike në katër komunat në veri të Kosovës, dhe inkasimi për konsum të energjisë. Në fushën e energjisë patëm hapa të rëndësishëm, sa janë edhe historike”, u shpreh Kurti.

    “Më në fund, e pas një kohe shumë të gjatë, me dekada e jo me vite e muaj, vrima prej të cilës rridhte pa ndërprerë e pa masë paraja e buxhetit tonë, po mbyllet njëherë e përgjithmonë”, tha tutje Kurti.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark