Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur për sulmin e fundit në zonën e Iber-Lepencit, duke akuzuar partnerët ndërkombëtarë për mospajtim në lidhje me fajësimin e Serbisë.
Kurti tha se, megjithëse ka prova të forta që lidhin Serbinë me këtë sulm, partnerët ndërkombëtarë po hezitojnë ta fajësojnë atë.
Gjatë një interviste në RK, Kurti u shpreh se sulmi në Iber-Lepenc kishte si qëllim destabilizimin e Kosovës dhe se pas tij qëndronin grupet kriminale që operojnë nën mbështetje të Serbisë.
“Pikërisht kur u përballa dhe unë me këtë qëndrim për mendimin absurd të përpjekjeve për të mos e fajësuar Serbinë. Me gjasë, po të mos kishim atë dronin që e xhirojmë dhe Milan Radoiciqin me bandën e tij kriminale në Banjskë, ndoshta do të kishin thënë “nuk dihet kush e ka bërë”, por droni ynë e xhiroi Milan Radoiciqin dhe kriminelët e tjerë. Ata që quhen “little green men” (njerëzit e gjelbër) njësoj si në Krime dhe Donbas, kur i xhiruam, nuk patën çfarë të thonin”
“Kam njëfarë përshtypjeje që, po të mos kishte pasur dronin më 24 shtator 2023, ndoshta edhe sot do të thonin “vallë, nuk di kush e ka bërë, ndoshta është bërë nga Milan Radoiciqi”.
Ai tha gjithashtu se ka pasur përpjekje për të mbajtur të heshtur lidhjen mes këtyre grupeve dhe autoriteteve serbe.
“Tash, çfarë po bien këto që neve nuk na qëlloi asnjëfarë droni në orën 19:00 të mbrëmjes, kur kriminelët prapë janë pas Radoiciqit? Mbajta një konferencë për këtë çështje me 7 faqe që flisnin për grupin e Radoiciqit, dhe nuk ka shanse që Serbia të mos jetë prapa kësaj pune. Po ashtu, edhe Rusia është përfshirë, sepse kemi gjetur 74 emblema, 20 prej të cilave janë ruse, dhe disa janë të UÇK-së dhe Ushtrisë Amerikane (për të cilat NATO ka një shpjegim të qartë për atë që po bën Rusia në Ukrainë)”.
Sipas tij duket se partnerët ndërkombëtarë nuk duan ta fajësojnë Serbinë.
“Kjo tregon gjithçka në atë drejtim, por po më duket se partnerët tanë ndërkombëtarë nuk duan ta fajësojnë Serbinë, dhe ne për këtë arsye nuk na doli asnjë dron mbi kanal”, tha ai.
/Insajderi