Kurti për tragjedinë në Lepenc: Shkëlqimit i uroj shërim të shpejt, ngushëllime familjes Pacolli dhe Visoka - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Kurti për tragjedinë në Lepenc: Shkëlqimit i uroj shërim të shpejt, ngushëllime familjes Pacolli dhe Visoka

    Insajderi
    18 June 2023 - 20:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e tre qytetarëve të Kosovës pas rënies me veturë pas aksidentimit në lumin Lepenc përgjatë ditës së djeshme.

    Kurti, me anë të një postimi në ‘Facebook’ I ka uruar shërim të shpejt të mbijetuarit e tragjedisë, Shkëlqim Pacollit, shkruan Gazeta Insajderi.

    “Sapo u njoftova nga autoritetet tona se vetura e aksidentuar mbrëmë dhe e rënë në lumin Lepenc në Shkup është gjetur dhe në të janë trupat e pajetë të tre qytetarëve tanë. Shkëlqimit i cili i mbijetoi këtij aksidenti i uroj shërim sa më të shpejtë e forcë për të përballuar dhimbjen e humbjes së prindërve e vëllaut të tij. Shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta për familjen Pacolli dhe Visoka të cilët humbën familjarët e tyre.  Ngjarje të tilla si kjo prekin thellë secilin prej nesh”, ka thënë kryeministri Kurti.

    I pari i Qeverisë ka falënderuar FSK-në, Policinë e Kosovës, vullnetarët e kërkim-shpëtimit, si dhe autoritetet e Maqedonisë së Veriut për koordinimin dhe angazhimin.

    Pak më herët, ambasada e Kosovës në Maqedoninë e Veriut, njoftoi për nxjerrjen e veturës me trupa të pajetë në të nga lumi Lepenc.

    Gjatë ditës është raportuar se është arrestuar shoferi me të cilën është aksidentuar vetura e familjes Pacolli. Sipas autoriteteve maqedonase, ngasësi i arrestuar ishte me targa të Shkupit. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark