Kurti për vizitën e mundshme të ish-krerëve të UÇK-së: E shoh më të udhës t'i takojë avokatët e tyre - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Kurti për vizitën e mundshme të ish-krerëve të UÇK-së: E shoh më të udhës t’i takojë avokatët e tyre

    Insajderi
    20 June 2022 - 14:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ndonëse kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca i ka takuar ish-luftëtaret e UÇK-së në Hagë. Kryeministri po e sheh më të udhës që të takojë avokatët mbrojtës të tyre.

    Kështu u shpreh para gazetarëve Kurti kur u pyet lidhur me Thaçin, Veselin, Krasniqin, Selimin e Mustafën, të cilët po vazhdojnë të mbahen në paraburgim në Hagë.

    Kurti shtoi se ende ska arrite ta takojë Konjufcën për të diskutuar për gjendjen e ish-krerëve të UÇK që po gjykohen.

    “Unë kam vlerësuar që është me udhës ti takojë avokatët mbrojtës të të gjithë luftëtarëve të UÇK-së që janë në paraburgim në Hagë, në një paraburgim të stërzgjatur sepse ka kaluar 1 vit e gjysmë prej që mbahen në paraburgim. Ndërkaq kryetari i Kuvendit i ka vizituar atje dhe unë ende nuk kam arritur që të takohem me të dhe këtë do ta bëjë aspak më larg se sa sonte”, tha Kurti përcjell Insajderi.  


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark