×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti përmend Urën e Ibrit: Po presim raportin final, liria e lëvizjes është e drejt themelore

    Insajderi
    28 August 2024 - 10:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri Albin Kurti në mbledhjen e qeverisë ka njoftuar se gjatë javës së ardhshme Kosovën do të vizitojnë dy ministra të shteteve anëtarë të NATO’s.

    Kurti tha se në të gjitha takimet do të diskutohet hapja e urës qendrore në Mitrovicë.

    Ai theksoi se janë duke e pritur raportin final për gjendjen e Urës së Ibrit, raporton Insajderi.

    “Jemi duke i bërë konsultimet e nevojshme për qëndrueshmërinë fizike të urës teksa presim raportin final e deri te përgatitjet për rregullimin e mjedisit rrotull. Hapja e urës është liri e lëvizjes e liria e lëvizjes është e drejt themelore si në Kosovë e në Bashkimin Evropian”, deklaroi kryeministri. /Insajderi.org

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark