×
  • Lajme
  • Lajme

    “Kurti po i frikësohet burgut, ky është fundi i tij”

    Insajderi
    05 November 2024 - 19:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati, tha se fundi i kryeministrit, Kurti ka ardhur.

    Sipas, tij ai edhe po i frikësohet burgut.

    “Ky është fundi i Albin Kurtit, ky është në fazën tre. Faza një ka qenë kur ai me entuziazëm dhe gënjime. Faza dy është ky katërvjeçar, i degradimit të figurës së tij politike, përmes dështimeve katastrofale dhe faza tre është se Albin Kurti po i frikësohet edhe burgut, sepse ambalazhuesit atje, kanë raportuar gazetarët, se i kanë thënë “shef, po bëhet këtu krim” dhe ky s’ka reaguar”, tha Kastrati në “DPT te Fidani” në Klan Kosova.

    Më tej, ai e komentoi edhe çështjen e zgjedhjeve në Amerikë, për të cilën tha se kurrë nga ShBA-të nuk vjen ndonjë rrezik për Kosovën.

    “Mendoj që rrezik nuk vjen kurrë nga Amerika, pavarësisht nëse administrata është republikane apo demokrate, por rreziku vjen nëse ne vendosim në pushtet budalla, siç e kemi në rastin konkret tani”, tha ai.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark