
Organizatori i protestës për tërheqjen e 30% të Trustit, Adnan Jashari, ka deklaruar se kryeministri Albin Kurti ka kërcënuar deputetët e Vetëvendosjes me përjashtim nga partia, nëse votojnë pro projektligjit që lejon tërheqjen e tij.
Jashari në një postim në grupin “Pro tërheqjes 30% të Trustit”, thotë se deputetët duhet të votojnë pro popullit e jo pro liderit e kundër popullit.
“Të nderuar anëtarë, ne kemi kontaktuar deputetë nga të gjitha partitë politike, jemi të shqetësuar me faktin se deputetët e LVV-së kanë deklaruar se nuk guxojnë me votu Projektligjin për Trustin sepse Albin Kurti i ka kërcënuar me përjashtim nga partia për ata qe e votojnë kërkesën tonë për tërheqjen e deri 30% të Trustit”.
“Deputetët janë të zgjedhur nga populli dhe duhet të votojnë pro popullit e jo pro liderit kundër popullit”, shkruan Jashari.