Kurti pohonte para popullit se ishte “Vigjilent gjithmonë”, por u tregua kafshatë e lehtë për dy rusët e famshëm - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti pohonte para popullit se ishte “Vigjilent gjithmonë”, por u tregua kafshatë e lehtë për dy rusët e famshëm

    Insajderi
    26 March 2025 - 16:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë një pohim të fortë para popullit, duke deklaruar se është “vigjilent gjithmonë” dhe se nuk do të lejonte asnjë manipulim apo mashtrim. Megjithatë, duket se ky qëndrim i tij është vënë në dyshim pas një interviste të tij të fundit, ku ai ra pre e dy komedianëve rusë.

    Dy komedianët rusë, Vladimir Kuznetsov i njohur si Vovan dhe Alexei Stolyarov (Lexus), të njohur për mashtrimin e liderëve botërorë dhe figurave publike, arritën të manipulojnë Kryeministrin Kurti duke u paraqitur si figura të larta shtetërore, përkatësisht si liderë të shteteve të huaja.

    Në këtë rast, ata e mashtruan Kurtin duke u prezantuar si presidenti i Letonisë, duke krijuar një bisedë telefonike dhe duke manipuluar informacione politike.

    Pavarësisht pohimeve të tij të vazhdueshme për vigjilencën, Kurti ka rënë në grackën e këtyre komedianëve rusë.

    Mashtrimi, i cili përfshin biseda për tema të si opozita, mediat dhe marrëdhëniet ndërkombëtare, ka treguar se Kryeministri nuk ka qenë mjaftueshëm i kujdesshëm për të verifikuar identitetin e palëve me të cilat ishte duke komunikuar.

    Në një prej paraqitjeve të tij, Kurti, teksa fliste për situatën në Veri të Kosovës, tha: “Vigjilent gjithmonë, të brengosur shpeshherë, të frikësuar asnjëherë”.

    E, në rastin konkret, duhet ndryshuar “vigjilent gjithmonë” në “jo gjithmonë vigjilent”.

    Si pra pre Kurti?

    “Vovan” dhe “Lexus” e kanë bërë Albin Kurtin të besojë se po komunikonte në telefon me presidentin e Letonisë, ndërsa në të vërtetë po zhvillonin një bisedë të regjistruar.

    “Video prank with Prime-Minister of Kosova Albin Kurti”, është titulli që ata i kanë vendosur intervistës së “Kurtit me presidentin e Letonisë”.

    Në një video të publikuar nga “Vovan” dhe “Lexus” në llogaritë e tyre në rrjetet sociale, dëgjohet Kryeministri Kurti duke diskutuar për opozitën në Kosovë, mediat, dhe marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndër të tjera.

    Në bisedën e tij, Kurti gjithashtu përmend edhe emisarin amerikan, Richard Grenell, dhe diskuton për disa çështje të tjera politike.

    Vladimir Kuznetsov dhe Alexei Stolyarov, të njohur për mashtrimin e liderëve botërorë dhe figurave publike të njohura, shpesh shfaqen si liderë të shteteve apo zyrtarë të lartë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark