Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka arsyetuar humbjen që partia e tij ka marr nga zgjedhjet lokale të 17 tetorit, shkruan Insajderi.
Kurti thotë se ka dashur me fitu më shumë komuna por ai shprehet optimist që me 15 nëntor do të zgjohen me fitore.
“Edhe unë kam dashur të fitojmë sa më shumë komuna natyrisht. Por ende jemi partia e parë në nivel vendi mirëpo asnjë komunë nuk e kemi fituar pa balotazh. Të shohim të dielën cili ishte kuptimi i 17 tetorit”.
“Për të kuptuar 17 tetorit duhet të shohim si do gdhihemi me 15 nëntor”.
E sipas tij, arsyet pse LVV ka dal më poshtë në zgjedhjet lokale se në ato qendrore është sepse identifikohet më shumë për tema nacionale se sa për tema lokale./Gazeta Insajderi/