Kurti pret në takim ambasadoren Ziv, diskutojnë për organizimin e një Forumi Ekonomik – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti pret në takim ambasadoren Ziv, diskutojnë për organizimin e një Forumi Ekonomik

    Insajderi
    01 February 2024 - 16:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti priti sot ka pritur në takim Ambasadoren e Izraelit në Kosovë, Tamara Ziv.

    Zyra e Kryeministrit ka njoftuar se në takim është folur për marrëdhëniet bilaterale ndërmjet dy vendeve.

    Gjithashtu në komunikatën për media thuhet se është folur edhe për mundësinë e organizimin të një Forumi Ekonomik.

    “Së bashku folën për marrëdhëniet bilaterale ndërmjet dy vendeve që sot shënojnë tre vjetorin e vendosjes së tyre dhe vullnetin e dyanshëm për thellimin e mëtejmë të tyre sidomos në fushën e ekonomisë. Në këtë drejtim, ata diskutuan rreth mundësisë për organizimin e një Forumi Ekonomik që do të shërbente si mundësi për të promovuar bashkëpunimin ekonomik dhe mundësitë për të investuar në Kosovë”.

    “Më tej, kryeministri Kurti falënderoi ambasadoren Ziv për komunikimin e afërt dhe mbështetjen e vazhdueshme. Ai u shpreh mirënjohës për vendimin e shtetit të Izraelit për të liberalizuar vizat për qytetarët e Republikës së Kosovës në vazhdën e lajmeve dhe zhvillimeve pozitive në këtë fillimvit”, thuhet tutje në komunikatë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark