Kurti pret në takim ambasadorët e QUINT-it – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Kurti pret në takim ambasadorët e QUINT-it

    Insajderi
    13 June 2023 - 09:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Përfaqësuesit e shteteve të Quintit janë duke zhvilluar një takim me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

    Temë e diskutimit në këtë takim raportohet të jenë zhvillimet në veri të Kosovës.

    Po ashtu në takim pritet të diskutohet mundësia për gjetjen e shpejt të një zgjidhjeje bazuar në kërkesat dhe këshillat e ambasadorëve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Francës, Italisë, Gjermanisë dhe Britanisë së Madhe, shkruan EO.

    Ndryshe, kreu i ekzekutivit bashkë me ambasadorët e QUINT-it është takuar më 29 maj të këtij viti.

    Takimi vjen pas tensioneve në veri ku në tri komunat e veriut aktualisht po protestohet kundër kryetarëve shqiptarë, të cilët i fituan zgjedhjet e jashtëzakonshme.

    Në ato pjesë, përpos Policisë së Kosovës, po qëndrojnë edhe trupat e KFOR-it.

    Protestuesit në disa raste kanë tentuar të përplasen me policët e Kosovës, por ata janë kontrolluar mirë nga njësia speciale atje.

    Ndryshe, ka pasur sulme të shumta ndaj veturave të mediave, policisë dhe KFOR-it. Në to janë vizatuar simbole fashiste, si dhe disave u janë shpuar edhe gomat.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark