Kryeministri Albin Kurti ka pritur sot në takim ambasadorin britanik Nicholas Abbott në Qeveri.
Zyra e Kryeministrit nuk ka dhënë detaje mbi bisedën e zhvilluar mes tyre në njoftimin e dhënë për media.
“Pas takimit që më 26 qershor Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, zhvilloi me Sekretarin për Punë të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, James Cleverly në Londër, sot priti në takim Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Nicholas Abbott. Marrëdhëniet bilaterale, vizita në Londër dhe takimi mes Kryeministrit Kurti dhe Sekretarit Cleverly, si dhe zhvillimet në vend ishin pjesë e diskutimit në këtë takim”, thuhet në njoftim.