​Kurti pret në takim Escobarin dhe Donfried - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Kurti pret në takim Escobarin dhe Donfried

    Insajderi
    25 April 2022 - 11:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pret sonte në takim Ndihmës Sekretaren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike, Karen Donfried dhe Zëvendës Ndihmës Sekretarin për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike, Gabriel Escobar.

    Qeveria e Kosovës ka njoftuar se takimi do të zhvillohet në orën 18:00 në objektin e Qeverisë së Kosovës.

    Donfried pritet të falënderojë Kosovën për strehimin për afganët dhe ukrainasit, do të inkurajojë punën për reformat për konsolidimin demokratik dhe integrimin në institucionet evropiane dhe euroatlantike, dhe do të shqyrtojë perspektivat për përparim në dialogun e mbështetur nga SHBA-ja, të lehtësuar nga BE-ja me Serbinë drejt një marrëveshjeje për marrëdhënie të normalizuara të përqendruara në njohjen reciproke.

    Donfried dhe Escobar do të vizitojnë Kosovën në kuadër të një turi të vizitave në Ballkanin Perëndimor.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark