Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do ta pres sot në takim zëvendëspresidentin e Parlamentit Evropian, Rainer Wieland.
Nga Qeveria kanë konfirmuar se takimi mes Kurtit dhe Wielandit do të mbahet në orën 16:00 në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës.
Nuk dihet ende nëse Wielandi do të takohet edhe me zyrtarë të tjerë të shtetit gjatë vizitës në Kosovë.