Kurti pritet nga Tërnava: Qeveria e çmon lartë rolin dhe kontributin e BIK-ut - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti pritet nga Tërnava: Qeveria e çmon lartë rolin dhe kontributin e BIK-ut

    Insajderi
    30 March 2025 - 11:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri Albin Kurti ka qenë për vizitë në selinë e Bashkësisë Islame të Kosovës për të uruar festën e Fitër Bajramit, ku u prit nga myftiu Naim Tërnava.

    Ai para mediave ka uruar festën e Fitër Bajramit për të gjithë besimtarët myslimanë.

    “Qeveria e Kosovës e vlerëson dhe e çmon lartë rolin dhe kontributin e BIK-ut me në krye myftiun Naim Tërnava, në të gjitha etapat e zhvillimit, të përparimit, të çlirimit dhe të pavarësimit të vendit tonë”.

    “Urime dhe gëzuar Bajrami, për hajër Bajrami të gjithëve, Zoti kabull agjëruesve, dhe një mirënjohje për aspektin social të Bashkësisë Islame të Kosovës që ndihmoi të varfëritë ata që e kanë gjendjen e vështirë në mënyra të ndryshme, kësisoj dëshmon mëshirën, solidaritetin dhe dëshirën për begati për të gjithë pa dallim”, ka thënë Kurti.

    Tutje, Kurti ka njoftuar se: “Në këtë pranverë përkujtojmë edhe 37 dëshmorët e UÇK-së që vijnë nga radhët e imamëve dhe hoxhallarëve të Bashkësisë Islame të Kosovës”. 


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark