Kryeministri Albin Kurti ka dhënë një arsye pse nuk po shkon në objektin e Prokurorisë Speciale për të dëshmuar.
Ai ka thënë se është një plan për këtë “nga prokurorë e gazetarë që pinë kafe me prokurorë, rrotull prokurorisë”.
“Unë po ju tregoj që nuk shkoj sepse e kam shumë të qartë planin e tyre. Ata po dëshirojnë që ta prodhojnë një xhirim të shkurtër, ose një fotografi: Kryeministri më i pakorruptuar në Ballkan duke hy në ndërtesën e Prokurorisë Speciale për një rast korrupsioni: kush s’merret a je dëshmitar apo i pandehur”, ka thënë Kurti në një intervistë në RTK.
Madje, ai është ankuar se tani po trajtohet si i pandehur dhe jo dëshmitar.
“Mu tash po më trajtojnë si të pandehur, edhe me disa portale të tyre. Rrotull Prokurorisë janë qëta që rrijnë e pinë kafe me gazetarë të caktuar, të portaleve të oligarkëve që krijojnë tituj për Qeverinë Kurti. Ata po dëshirojnë të krijojnë fotografi për ndërkombëtarët”.
“Unë nuk jam aktor, por nuk do të lejoj as ata të jenë regjisorë”, tha Kurti.