A agjëroi Kurti sot? - Ditën publikoi foto me filxhan të çajit para tij, ndërsa pasdite ishte i ftuar në iftar - Insajderi
×
  • Lajme
  • Ballina 5

    A agjëroi Kurti sot? – Ditën publikoi foto me filxhan të çajit para tij, ndërsa pasdite ishte i ftuar në iftar

    Insajderi
    17 April 2023 - 23:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar sot se ka raste kur agjëron gjatë Ramazanit kur ai ftohet për iftare. Këtë deklaratë Kurti e ka bërë gjatë ditës së sotme pasi mori pjesë në iftarin e shtruar nga imami i xhamisë “Bedri Kamberi” në lagjen e Spitalit.

    “Në ditët kur kam shkuar nëpër iftare kam agjëruar. Dhe këtë e kam bërë, jo vetëm sivjet”, ka thënë sot Kurti.

    Megjithatë, ndonëse i ftuar në iftar, Kurti duket se ka pirë një çaj gjatë ditës derisa ka qëndruar në Drenas, ku ka takuar dy shokët e burgut. Ndërkohë, dihet se sipas rregullave fetare islame, kur agjërohet, nuk lejohet konsumi i ushqimit, por as i pijeve.

    Në ditët e para të Ramazanit, Kurti ishte në thumb të kritikave, pasi ishte ekspozuar duke konsumuar alkool në Gllogjan, bashkë me kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj. Po ashtu, konsumi i alkoolit sipas fesë islame është i ndaluar edhe jashtë kohës së agjërimit.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark