Kurti publikon video me pamje të ushtrimit ushtarak “Defender Europe 23” - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Kurti publikon video me pamje të ushtrimit ushtarak “Defender Europe 23”

    Insajderi
    21 May 2023 - 21:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pjesë në ceremoninë e hapjes së ushtrimit ushtarak “Defender Europe 23” e cila u mbajt në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, e në të cilën Kosova është nikoqire e këtij ushtrimi.

    Kryeministri Kurti ka publikuar në Facebook një video me pamje nga ceremonia e sotme e ushtrisë së Kosovës.

    Ai e quajti si ngjarjen me të madhe stërvitore ushtarake në vend.

    “Ushtrimi Defender Europe 23 (Mbrojtësi i Evropës 23), është ngjarja më e madhe stërvitore ushtarake që ka ndodhur ndonjëherë në Kosovë. Siguria e kontinentit Evropian është interes jetik i yni, si shtet që beson në atë që e don: të drejtat e njeriut dhe sundimin e ligjit, paqen dhe demokracinë”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark