Kryeministri i Kosovës Albin Kurti duke folur për zhvillimet në veri tha se pushteti nuk mund të merret me dhunë por vetëm me zgjedhje.
Ai tha se këta protestues paguhen nga Serbia.
“Zgjedhjet dhe bojkotimi janë si pasojë e Serbisë. Kryetarët aktual të komunave në veri kanë legjitimitet të vogël por ata serbë kanë zero. Në Kosovë pushteti mund të merret vetëm me zgjedhje nuk mund të merret me granata, me sulme, e mjete të tjera. Këto janë protesta me shkronjën ruse Z që paguhen nga Beograd”, tha ai.
Ai tha se Kosova është njohur si shtet nga ndërkombëtarët prandaj sipas tij ata nuk po japin urdhëra për veriun.
“Faktorët ndërkombëtar nuk japin urdhëra, ata japin rekomandime. Policia jonë është me profesionalja në rajon”, tha kryeministri.