×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti: Qëndrimin në Greqi e shfrytëzova për çështjen e investimeve

    Insajderi
    20 July 2022 - 12:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri Albin Kurti tha se qëndrimin në Greqi e ka shfrytëzuar më së shumti për takime me biznesmenë për çështjen e invesitimeve. Tha se në fushen e investimeve të huaja ai bën shumë përpjekje të cilat nuk i bën publike.

    Kurti tha në një konferencë për media pas mbledhjes së Qeverisë se në dy konferencat në të cilat mori pjesë gjatë qëndrimit në shtetin helen, kishte shumë biznesmenë.

    “Edhe më shumë sesa për takime politike, për çështjen e investimeve e kam shfrytëzuar këtë qëndrim në Greqi në këto dy konferenca, ku ka pasur edhe shumë biznesmenë”, tha ai.

    Kurti tha se nuk bën të bëhet publik çdo takim i tij me investitorë të mundshëm, pasi shtoi se “armiqtë që nuk janë të paktë” do të mund t’i prishin punë Kosovës.

    “Nëse këto do të publikoheshin, s’do mend se shumë kollaj, prej armiqëve jo të paktë të Kosovës do të mund të kontaktoheshin ata dhe më pastaj ta nxijnë imazhin e Kosovës dhe në këtë mënyrë ta vënë në hezitim një investitor të ardhshëm”, tha ai.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark