Ish lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka thënë se mosreagimi i Qeverisë së Shqipërisë në lidhje me deportimin e shtetasit shqiptar Boiken Abazi nga Kosova nuk ka të bëjë me frikën që politika në Shqipëri ka ndaj VV-së por më shumë ka të bëjë me kryerje favoresh ndaj Qeverisë së Kosovs.
“Ne kemi marrëdhënie të mira me Partinë Socialiste, na ka ndihmuar në anëtarësim në shumë organizata ndërkombëtare. Jemi takuar me Ramën dhe me të tjerë aktivistë të të dy partive. Andaj më shumë bëhet fjalë për ndonjë borxh që qeveria atje ka ndaj qeverisë në Kosovë, që persekutimin ndaj neve të mos bëjë reagim sesa që na frikësohen neve”, ka thënë Kurti në emisionin Zona e Debatit.
Sipas tij, pushteti në Kosovë është në panik dhe kësisoj po bënë këso veprime sikurse deportimi i Abazit.
“Mendoj se Tiranës i kërkohet si favor mosreagimi ndaj këtij deportimi andaj Tirana po e bënë këtë”, ka thënë Kurti.