Kurti: Qeveria është e hapur për KF Ballkanin – Insajderi
×
  • Sport
  • Sport

    Kurti: Qeveria është e hapur për KF Ballkanin

    Insajderi
    12 June 2024 - 09:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti e ka shprehur mbështetjen e tij të plotë dhe të Qeverisë që e drejton për klubin e futbollit Ballkani.

    Therandasit u pritën nga Kurti, por edhe nga ministri i Sportit, Hajrulla Çeku, pas suksesit të fundit, kur arritën ta siguronin titullin e tretë të kampionit të Kosovës dhe mbi të gjitha pas sukseseve në garat evropiane, më saktësisht në Ligën e Konferencës.

    Kurti e përgëzoi ekipin nga Suhareka, i cili u udhëhoq nga presidenti Arsim Kabashi e nga trajneri Ilir Daja, për sukseset e arritura deri tash dhe uroi që ato të mos ndalen.

    Tre vjet rresht, tre herë kampion në Superligën e futbollit në Republikën e Kosovës, ndërkaq sivjet për herë të parë edhe fitues i Kupës së Kosovës. Ky sukses i jashtëzakonshëm shkon për klubin futbollistik KF Ballkani nga qyteti i Suharekës, që pa dyshim është shndërruar në qytet të sportit.

    Me gjithë këto suksese, me pjesëmarrje edhe në garat kualifikuese për Ligën e Kampionëve, me shumë lojtarë që nga ky klub tash janë pjesë e shumë ekipeve të njohura në Evropë e më gjerë, e ardhmja e kampionit aktual të futbollit në Kosovë është pa dyshim edhe me më shumë suksese.

    Ju faleminderit për emocionet e festat këtë stinor. Faleminderit edhe për dhuratën e veçantë, topin e futbollit me nënshkrimet e futbollistëve kampion, me të cilin Ballkani e filloi ndjeshjen historike në pjesëmarrjen e parë të ndonjë klubi vendor në Ligën e Konferencës”, shkroi Kurti në rrjetet sociale.

    Falë suksesit të radhës në Superligë, Ballkani do të luajë në Ligën e Kampionëve edhe në edicionin 2024/25.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark