Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se kryeterroristi Milan Radoiçiq është porositës i sulmit terrorist të kanalit të Ibër-Lepencit në Zubin Potok.
Kurti në një konferencë për media deklaroi se Radoiçiq ka zhvilluar takim me Listën Serbe pak para sulmit në terrorist.
LEXO EDHE:
Shefi i Qeverisë në këtë konferencë tha se pas sulmit, ai në rrethin e tij të ngushtë shprehi pakënaqësi nga rezultatet, meqë priste që të dëmtohej tërësisht kanali i Ibër-Lepencit.
“Pak para sulmit terrorist në kanalin e Ibër-Lepencit, Milan Radoiçiq cakton takim me Listën Serbe. Kjo është mënyra se si në këtë takim të përcaktuar, orvatet të sajoj alibinë për veten e tij. Pas sulmit ka realizuar telefonata, takime dhe në bashkëpunim me struktura të larta të shtetit serb ka ndërmarrë veprime të ndryshme fabrikuese, me qëllim të fshehjes së përgjegjësisë së tij dhe Serbisë”, deklaroi Kurti.
“Pas sulmit, Milan Radoiçiq tek rrethi i afërt i tij ka shprehur pakënaqësi lidhur me rezultatet e sulmit. Pasi që pritjet e tij kanë qenë që kanali të dëmtohet tërësisht”, tha tutje ai. /Insajderi.org/