Kurti: Rasti i Lulzim Fejzullahut duhet të jetë moment reflektimi për të gjithë – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti: Rasti i Lulzim Fejzullahut duhet të jetë moment reflektimi për të gjithë

    Insajderi
    23 January 2024 - 21:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se rasti i vrasjes së Lulzim Fejzullahut duhet të jetë alarm për të gjithë.

    Kështu thuhet në komunikatën e Zyrës së Kryeministrit, që njofton për vizitën për kryeshëndosh të kryeministrit Kurti dhe udhëheqësve institucional tek familja Fejzullahu, raporton Gazeta Insajdeir.

    “Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, dhe me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, të shoqëruar nga Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi dhe deputetë të Kuvendit, përfaqësues komunal dhe aktivistë, gjatë ditës së sotme qëndroi për vizitë ngushëlluese të familja e të riut Lulzim Fejzullahu që të shtunën vdiq nga goditjet e rënda që mori nga dy bashkëmoshatarë të tij me 14 janar të këtij viti në Podujevë”, thuhet në njoftimin e ZKM-së.

    “Vrasja mizore e Lulzim Fejzullahut duhet të jetë alarm për të gjithë, përfshirë institucionet, për të punuar më shumë me të rinjtë dhe të rejat, që të orientohen sa më shumë drejtë arsimimit dhe edukimit, në mënyrë që të mos e shohin dhunën si zgjidhje dhe që të qëndrojnë sa më larg sjelljeve agresive dhe akteve të dhunës që mund të përfundojnë me pasoja tragjike”.

    Sipas ZKM-së, Kurti bëri thirrje që organet e sigurisë dhe drejtësisë ta trajtojnë këtë rast me përgjegjësinë më të lartë dhe bëri thirrje për drejtësi. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark