Kurti refuzon dorëheqjen, Arben Gashi: Kjo është budallaki - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti refuzon dorëheqjen, Arben Gashi: Kjo është budallaki

    Insajderi
    27 March 2025 - 21:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përfunduar sot procesin e certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve të 9 shkurtit.

    Pas këtij procesi, kryeministrit i Kosovës, Albin Kurti, tha se ai nuk ka ndërmend të japë dorëheqje nga pozita e kryeministrit.

    Kurti u shpreh se, edhe pse ka përfunduar procesi i certifikimit të rezultateve, ai do të vijojë të kryejë detyrat e tij si kryeministër deri në formimin e një qeverie të re.

    Ky qëndrim i Kurtit është kundërshtuar nga deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi.

    Ai ka reaguar ashpër përmes një postimi në rrjetet sociale, duke e quajtur këtë veprim të Qeverisë “budallaki”.

    Gashi tha se vendimi për të mos dorëhequr është një veprim që nuk ka logjikë kushtetuese dhe se është një veprim i paarsyeshëm.

    “Kur nuk pranon debat e as propozime, ndodh kjo! E bënë vetë ligjin për qeverinë, u mburrën me të, nuk pranuan as komentet e as amendamentet. Tani vetë nuk duan ta zbatojnë! Në fakt, siç e kanë bërë atë ligj, më së paku është budallaki – nuk ka as logjikë kushtetuese, as institucionale që kryeministri e ministrat të japin dorëheqje”, shkroi ai./Insajderi


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark