Kurti refuzon sërish të përgjigjet për ftesën e Prokurorisë Speciale – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti refuzon sërish të përgjigjet për ftesën e Prokurorisë Speciale

    Insajderi
    24 December 2024 - 09:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka refuzuar përsëri të përgjigjet pyetjeve të gazetarëve lidhur me Prokurorinë Speciale të Kosovës, shkruan Insajderi.

    Gjatë pjesëmarrjes në një aktivitet përurimi në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), Kurti ka injoruar një pyetje të drejtuar nga mediat mbi ftesën e Prokurorisë Speciale për intervistimin e tij, si dhe kërkesën e tij për të u marrë në pyetje në zyrë.

    Kryeministri u shpreh: “Dragash e në Malishevë duhet me shku…”

    Kurti kishte marrë thirrjen nga Prokuroria Speciale për t’u intervistuar si dëshmitar më 12 dhjetor, duke u kërkuar të paraqitej më 16 dhjetor. Ai nuk u paraqit në Prokurori.

    Në një komunikatë të Qeverisë së Kosovës u tha se prokurorët ishin njoftuar se Kryeministri Kurti nuk mund të ishte i pranishëm për intervistim për shkak të angazhimeve të tij jashtë vendit.

    Ftesa e Prokurorisë ka të bëjë me hetimin për skandalin e Rezervave Shtetërore, ku Kurti është ftuar të japë dëshmi për një çështje që ka të bëjë me veprën penale të korrupsionit zyrtar, konkretisht për shkelje të Nenit 414 “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark