Kurti refuzon të komentoi “Ballkanin e Hapur”, Rama: Nuk na ndanë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Kurti refuzon të komentoi “Ballkanin e Hapur”, Rama: Nuk na ndanë

    Insajderi
    20 June 2022 - 14:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri, Ablin Kurti ka refuzuar të diskutojë për projektin “Ballkani i Hapur” sot pas mbledhjes së përbashkët të dy qeverive, Kosovës e Shqipërisë.

    Kurti para gazetarëve u shpreh se kjo temë i takon një dimensioni tjetër e jo atij bilateral.

    “Duhet të theksojmë që arritëm marrëveshje protokollare dhe memorandum 19 sot dhe kjo është për tu përshëndetur.  Marrëdhëniet tona bilaterale janë të shkëlqyeshme dhe vëllazërore – prandaj edhe mbledhja e tillë është midis Kosovë e Shqipërisë, Shqipërisë dhe Kosovës t’i forcojmë të dy shtetet tona në funksion të qytetarëve tonë, për interesin dhe dëshirën e tyre”, tha Kurti përcjell Insajderi.

    “Ndërkaq për çështjen e ngritur është e një dimensioni tjetër pra jo bilaterale jo midis Kosovës dhe Shqipërisë dhe për momentin nuk kam asgjë për t’ju thënë”, tha kryeminsitri.

    Ndërkohë kryeministri Rama u shpreh se “Është e vërtetë që Ballkani i Hapur nuk na bashkon por ama po kaq e vërtete që Ballkani i Hapur nuk na ndanë”.

    Teksa theksoi se në këtë pikë kanë këndvështrime të ndryshme.  

    /GazetaInsajderi


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark