Kurti refuzon të përgjigjet kur pyetet se a do ta rikthejë Arben Vitinë në krye të Ministrisë së Shëndetësisë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Kurti refuzon të përgjigjet kur pyetet se a do ta rikthejë Arben Vitinë në krye të Ministrisë së Shëndetësisë

    Insajderi
    15 November 2021 - 12:51
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri i vendit, Albin Kurti së fundmi ka reaguar për rezultatin e zgjedhjeve lokale, më konkretisht rezultati që shënoi partia e tij, Vetëvendosje.

    Kurti e cilësoi rezultatin si të pakënaqshëm dhe tha se janë dy arsye pse erdhi ky rezultat. Për të parin përmendi një defekt të brendshëm teksa si arsye të dytë dha bashkimin e të gjitha subjekteve.

    Derisa urojë kryetarët e zgjedhur.

    “Rezultati jo i kënaqshëm vjen si rezultat i disa defekteve të brendshme, të cilat ne duhet t’i analizojmë më gjatë në vijim si dhe i bashkimit të të gjithë tjerëve kundër Vetëvendosjes”, tha Kurti, përcjell Insajderi.

    Kurti u pyet nëse do ta rikthejë Vitinë në krye të Ministrisë së Shëndetësisë, por refuzoi të japë përgjigje.

    Arben Vitia kishte dhënë dorëheqje nga posti i ministrit për të garuar për të parin e Prishtinës. Mirëpo ai humbi mori vetëm 48.73% të votave./Insajderi.org


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark