Kurti rikthehet me shkarkime, kësaj here largon nga puna një drejtor që Haradinaj ia kishte zgjatur mandatin - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Kurti rikthehet me shkarkime, kësaj here largon nga puna një drejtor që Haradinaj ia kishte zgjatur mandatin

    Insajderi
    29 December 2021 - 11:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Qeveria e ka shfuqizuar vendimin e Qeverisë Haradinaj për t’ia vazhduar mandatin drejtorit të përgjithshëm të Shërbimit Gjeologjik, Fidaim Sahitit.

    Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, e cila e propozoi vendimin, tha se vendimi i ish-kryeministrit Ramush Haradinaj ka qenë në kundërshtim me ligjin.

    “Propozojmë që të shfuqizohet vendimi nr. 03/117 i datës 22 janar 2020, sipas të cilit, Z.Fidaim Sahitit i vazhdohet mandati i drejtorit të Përgjithshëm në Shëbimin Gjeologjik të Kosovës edhe për tri vite”, tha Rizvanolli.

    “Ky vendim është miratuar në kundërshtim me dispozitat e ligjit për shërbimin civil dhe aktet nënligjore”, shtoi ministrja.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark