Kurti s’do pyetje për punësimet familjare: Ky është televizion publik, ata janë tituj të mediave private - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti s’do pyetje për punësimet familjare: Ky është televizion publik, ata janë tituj të mediave private

    Insajderi
    30 December 2024 - 20:57
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vazhduar kritikat e tij ndaj mediave të vendit, këtë herë gjatë një interviste në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).

    Në intervistë, gazetarja e RTK-së e pyeti kryeministrin për punësimet nepotiste në Qeverinë e tij, duke cituar raportime të shumta nga mediat për raste të punësimeve familjare.

    Por kjo pyetje nuk u prit mirë nga Kurti, i cili e cilësoi si të papërshtatshme dhe e ktheu vëmendjen drejt kritikave ndaj mediave në përgjithësi.

    “Nuk është në rregull,” tha Kurti, duke vijuar më tej me akuza ndaj mediave private, të cilat, sipas tij, janë të njëanshme.

    “Tituj cilave portale, këta janë tituj portaleve. Ne jemi këtu në Televizionin Publik, gazetarët e Televizionit Publik janë tjetër kategori për bindjen time. Portalet sot në Kosovë, kush është pronari? Prandaj ne edhe mendojmë që Kosova ka nevojë të bëhet Byroja. Çfarë tituj portale me m’i sjellë mua në Televizionin Publik, nuk po më duket në rregull,” deklaroi Kurti.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark