Kurti s'e bën hesap ftesën e Prokurorisë Speciale, në orën kur supozohet të dëshmojë do të jetë duke përuruar një çerdhe - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti s’e bën hesap ftesën e Prokurorisë Speciale, në orën kur supozohet të dëshmojë do të jetë duke përuruar një çerdhe

    Insajderi
    03 March 2025 - 15:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk do të shkojë për t’u intervistuar në Prokurorinë Speciale.

    Kjo pasi nesër, në orën 10:00, Ministria e Arsimit ka njoftuar për një ngjarje në Gjilan.

    Atje do të jetë edhe Kurti. Pikërisht në kohën e njëjtë kur Gjykata e urdhëroi të intervistohet në Prokurorinë Speciale.

    Njoftimi:

    Të nderuar përfaqësues të mediave,

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci dhe kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni do të vendosin gurëthemelin e çerdhes së re në Gjilan.

    Vendosja e gurëthemelit bëhet nesër, më 04 mars 2025, në ora 10:00, në lagjen “Livadhet e Arapit” në Gjilan.

    Ju ftojmë ta përcillni këtë ngjarje.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark