×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti s’e lë Slloveninë për Prokurorinë Speciale, s’shkon të dëshmojë për rastin e rezervave shtetërore

    Insajderi
    16 December 2024 - 10:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Zëdhënësja e Prokurorisë Speciale, Liridona Kozmaqi, thotë se është informuar sot nga Zyra e Kryeministrit se është jashtë vendit dhe e ka të pamundur të dëshmojë lidhur me rastin e rezervave shtetërore.

    Kurti për herë të fundit është lajmëruar nga Sllovenia, ku po qëndron të zhvillojë takime me mërgimtarë atje, shkruan Insajderi.

    Kozmaqi ka thënë se konform legjislacionit në fuqi, Prokuroria Speciale do të përgatisë një ftesë tjetër për Kurtin.

    Siç jeni në dijeni, Prokuroria Speciale përmes thirrjes së rregullt, e ka ftuar kryeministrin Kurti për intervistim në cilësinë e dëshmitarit në një rast penal që Prokuroria e ka nën hetim. Sot nga kabineti i Kryeministrit Kurti, Prokuroria Speciale është informuar se gjendet në një udhëtim jashtë vendit dhe e ka të pamundur të paraqitet sot në Prokurorinë Speciale. Prokuroria Speciale, konform legjislacionit në fuqi, do ta përgatisë një ftesë tjetër për kryeministrin Kurti, për një datë tjetër”, tha Kozmaqi.

    Ajo u pyet edhe lidhur me gjobën e cila paralajmërohet në ftesë në rast të mos-prezencës, por Kozmaqi s’u përgjigj.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark