Kurti: Serbia e ka zorin diku tjetër, jo te targat e asociacioni - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Kurti: Serbia e ka zorin diku tjetër, jo te targat e asociacioni

    Insajderi
    07 November 2022 - 15:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri i vendit, Albin Kurti në një konferencë për media ka folur për dorëheqjet e serbëve nga institucionet dhe protestën e së dielës në veri të Mitrovicës.

    Kurti ka thënë se serbët po i bëjnë këto veprime të orkestruara nga Serbia, vetëm për shkak të kundërshtimit të projektit franko-gjerman.

    “Ajo çka po ndodh tani është përpjekja për ta ambalazhuar kundërshtimin e propozimit franko-gjerman. Këto veprime po i bëjnë për shkak të kundërshtimit të nismës franko-gjermane apo propozimin e këtyre dy fuqive evropiane. Nuk bëhet fjalë për tabela, as për asociacionin e as për suspendimin e Nenad Gjuriqit. Bëhet fjalë vetëm për refuzimin që ia kanë bërë Parisit dhe  Berlinit. Me koordinimin e ngushtë që e kanë me Kremlinin dhe Putinin po i përdorin këto metoda”, ka deklaruar Kurti, përcjell Insajderi.

    Tutje, ai ka thënë se Serbia qartazi është e interesuar për ta sabotuar dialogun dhe çdo marrëveshje të arritur.

    “Rruga që e ka zgjedhur është destabilizimi, nuk është rrugë e paqëes. Përpjekjet e tilla do të jenë të pasuksesshme sepse shteti jonë është demokratik dhe i rreshtuar me SHBA-të, BE-në e NATO-n. Ka propagandë për lajme të rreme e inskenim të incidenteve të ndryshme nga Serbia”, është shprehur kryeministri. /Insajderi


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark