Kurti: Serbia e shkeli vetë marrëveshjen ku është edhe pika e Asociacionit – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Kurti: Serbia e shkeli vetë marrëveshjen ku është edhe pika e Asociacionit

    Insajderi
    06 January 2023 - 17:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Serbia e ka shkelë Marrëveshjen e Brukselit ku është edhe pika e Asociacionit kur iu dërgoi letra vendeve anëtare të BE-së pasi Kosova dorëzoi aplikimin për anëtarësim.

    “Presidenti i Serbisë i ka dërguar letra vendeve anëtare të BE-së, sidomos pesë shteteve mosnjohëse kundër aplikimit të Kosovës në BE. Me këtë rast ajo e ka shkelë marrëveshjen më të dashur të Brukselit, atë të 19 prillit 2013, në pikën 14 ku thuhet se Kosova e Serbia nuk do ta pengojnë njëra-tjetrën për integrimet europiane. Pra marrëveshjen me 15 pika, ku gjashtë pikat e para janë për Asociacionin e ku është edhe pika e 14-të, është shkelë tashmë nga Beogradi prej momentit kur i kanë dërguar letra vendeve të BE-së”.

    Kurti tha se kjo marrëveshje u ratifikua në Kuvendin e Kosovës, por s’është ratifikuar në atë të Serbisë, duke shtuar se “s’ka bazë ku thirren ata sepse mbi atë marrëveshje tashmë ndodhet vetë këmba e Serbisë që e ka shkelë në pikën e 14-të.”

    “Kosova, jo vetëm që është shtet i pavarur, por është aq shumë shtet i pavarur nga mosnjohja e Serbisë. Besoj që nervoza në Beograd vjen pikërisht nga kjo pavarësie e dyfishtë e Kosovës. Të pavarur si Republikë, por të pavarur edhe nga mosnjohja e Serbia”.

    Kosova dorëzoi dosjen për anëtarësim më 15 dhjetor në Pragë. Ndërkaq, Kurti tha se presidenti serb i dërgoi letrat drejt vendeve anëtare të nesërmen ose të pasnesërmen.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark