×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti sërish në rolin e analistit amator të xhudos, kjo është “analiza” e tij për ndeshjet e Akil Gjakovës

    Insajderi
    29 July 2024 - 20:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë një shkrim në stilin e analistit amatoresk lidhur me humbjet e Akil Gjakovës në kuadër të lojërave olimpike ‘Paris 2024’. Ai iu është përzirë paksa referit që po referonte ndeshjen në ‘Champ-de-Mars Arena’.

    Kurti tha se të dy medaljet Akil Gjakova i humbi “për pak”, shkruan Gazeta Insajderi.

    “Ndeshjen e parë e zhvilloi krah për krah, sepse njëkohësisht, me motrën e tij Norën. Përderisa Nora e përmbylli rrugëtimin e saj në Paris 2024, ai fitoi dhe me vazhdoi garat tutje duke mundur dy herë kundërshtarët të cilët ndodhen më lart se ai në ranglistën botërore”, shkroi Kurti.

    “U eliminua në gjysëmfinale nga numri 1 në botë, pasi që të gjithëve që ishim prezent në Champ-de-Mars Arena na u duk se fitoi me Ippon, por jo edhe referit në tatami. E në betejën e tij për medalje të bronztë, Thembra e Akilit ishte ajo pjesë e sekondës kur një lëvizje fort e qëlluar nuk përmbyllet plotësisht”, deklaroi Kurti në ‘Facebook’ në stilin e analistit.

    Akil Gjakova sot ka mbetur pa medalje olimpike.

    Xhudisti kosovar është mposhtur edhe në repesazh, kështu duke mos arritur të fitojë as medaljen e bronztë.

    Gjakova e gjeti humbjen nga xhudisti japonez, Soichi Hashimoto.

    28-vjeçari kaloi në repesazh, pasi u mposhtë në gjysmëfinale nga numri një i botës në kategorinë e tij, xhudisti nga Azerbajxhani, Heydarov. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    22 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark